Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studimi në Angli: Mbi dy të tretat e rasteve me Omicron janë ri-infektime

17:33 27/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Omicron ka zëvendësuar pothuajse plotësisht variantin e mëparshëm dominues të Covid-19 në Angli, Deltan. Sipas një studimi të ri, shumica dërrmuese e rasteve të reja me Omicron mund të jenë ri-infektime.

Studimi React nga Imperial College London – i cili është përditësuar çdo muaj që nga maji i vitit 2020 dhe financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar – analizoi 100,607 rezultate të testeve PCR nga e gjithë Anglia. Tamponët u mblodhën në periudhën 5 – 20 janar.

Studimi zbuloi se 99% e tamponëve pozitivë ishin infektime me variantin Omicron, ndërsa vetëm 1% e infektimeve ishin të shkaktuara nga varianti Delta.

“Vumë re nivele të paprecedenta të infektimeve me SARS-CoV-2 në Angli në janar të vitit 2022 dhe indentifikuam se varianti Delta është zëvendësuar pothuajse plotësisht nga Omicron”, thanë autorët e studimit në punimin e tyre që u publikua të mërkurën.

Mundësia për ri-infektim

Dy të tretat e 3,582 pjesëmarrësve në studim, të cilët rezultuan pozitivë në janar, raportuan se kishin rezultuar pozitivë për Covid edhe në të kaluarën. Përveҫ tyre, 7.5% e të infektuarve thanë se dyshonin që ishin infektuar në të kaluarën, por nuk e kishin konfirmuar këtë me një test.

Kur variantet e mëparshme të Covid ishin në qarkullim, mendohej se infektimi i mëparshëm nga virusi mund të ofronte njëfarë mbrojtjeje nga ri-infektimi. Por, ekziston mundësia që të mos jetë ky rasti me variantin Omicron, sepse zyrtarët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësuan në dhjetor se rreziku i ri-infektimit me Omicron është 5.4 herë më i lartë se sa me variantin Delta.

Studiuesit theksuan të mërkurën se aftësia infektuese e Omicron ishte më e larta nga të gjitha variantet Covid të marra në shqyrtim në studimin React.

“Vaksinimi (sëbashku me fushatën e dozave përforcuese) mbetet shtylla kryesore e mbrojtjes kundër Covid-19, duke pasur parasysh nivelet e larta të mbrojtjes që ofrojnë vaksinat kundër shtrimit në spital,” tha ekipi i studiuesve.

“Sidoqoftë, mund të nevojiten masa shtesë përtej vaksinimit, nëse rastet e infektimeve me Omicron vazhdojnë të mbeten në nivele shumë të larta. Kjo pavarësisht faktit se Omicron ka më pak gjasa të shkaktojë sëmundje të rëndë.”

Omicron është një variant shumë infektues i Covid-it, me një numër të madh mutacionesh. Ai është identifikuar nga autoritetet shëndetësore në të paktën 171 vende dhe ka sjellë një numër rekord të rasteve në shumë shtete.

BA.2, “variant nën investigim”

Studimi i Imperial College zbuloi gjithashtu se 0.4% e testeve pozitive ishin shkaktuar nga linja BA.2 e variantit Omicron.

Sipas OBSH-së, infektimet me Omicron aktualisht përbëhen nga katër nënvariante. Ndërsa linja BA.1 është ajo që dominon aktualisht, tendencat në Indi, Afrikën e Jugut dhe Danimarkë tregojnë se BA.2 po bëhet më i përhapur.

Javën e kaluar, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar e përcaktoi BA.2 një “variant nën investigim”, raportoi Sky News, pavarësisht se rastet e infektimeve nga kjo linjë mbeten ende të pakta./ CNBC

Etiketa: omicronri-infektimeStudimi në Angli

Të tjera

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!
Bota

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Kabineti i Sigurisë në Izrael ka miratuar propozimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për një ofensivë ushtarake në qytetin e Gazës,...

08:16 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!
Bota

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Kabineti i sigurisë së Izraelit po përgatitet të miratojë një operacion të gjerë ushtarak për marrjen e kontrollit total të...

03:31 08/08/2025
Para
Ulen ndjeshëm infektimet me Covid-19 në vend, ja sa raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Shtohen rastet e reja, shënohen 6 humbje jete në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

13:08 08/08/2025
Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

12:44 08/08/2025
Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

12:27 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.