Gatë ditës së djeshme u publikua një audiopërgjim ku tregonte sjelljen e vërtetë të një kryebashkiaku, atë të Erion Veliajt, kryetarit të skandaleve dhe aferave korruptive. Në audion nxjerrë nga anëtarët e klubit Tirana, ku Veliaj i shantazhonte këta anëtarë, nuk mungoi as fjalori i pasur i Veliajt, fjalor banal që i ngjante atij të një rrugaçi, që nuk i ka hije një kryetari të bashkisë. Audiopërgjimi u konsiderua skandal pas gjithë atyre çfarë dëgjuam, fjalë që dilnin nga vetë goja e Veliajt. E ndonëse audio la shumë për të dëshiruar, kryeministri Edi Rama nuk e ka pasur problem fjalorin +18 të Veliajt, përkundër e mbron dhe i del në krahë duke thënë se i ka neveri përgjimet e bisedave dhe sipas Ramës, nuk mund te merren për baze asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie.
Edi Rama:
Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin në një mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren për baze asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjeter konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se nje përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë te dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua duke klikuar.