Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Kreut të Federatës Shqiptaret të Futbollit, Amrnad Duka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në Durrës, ku banon edhe Duka. Vetëm kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë nga Tirana drejt banesës së tij.
Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë momentit të shpërthimit ka qenë në banesë vetëm bashkëshortja e Dukës.
Ky shpërthim vjen pikërisht sot kur Duka ka pasur dhe përballje të ashpër me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i ka shpallur luftë dhe në gjykatë për zgjedhjet në FSHF, por ende nuk ka detaje që mund ta lidhin tritolin me këtë luftë të hapur.
Kujtojmë se sot pas akuzave të Erion Veliajt ndaj Armando Dukës të cilin e akuzon për vjedhje, FSHF ka publikuar një audiopërgjim që nxjerr fytyrën e vërtetë të Lali Erit. Në një takim informal që Veliaj ka pasur dje me disa prej anëtarëve të shoqatës Tirana, kryebashkiaku ka përdorur një fjalor qe i ngjan atij të një rrugaçi, teksa duke bërë rolin e të fortit ka treguar se çfarë njeriu është në të vërtetë.