Pas akuzave të Eron Veliajt ndaj Armando Dukës të cilin e akuzon për vjedhje, FSHF ka nisur të veprojë, ndërsa ka publikuar një audiopërgjim që nxjerr fytyrën e vërtetë të Lali Erit. Në një takim informal që Veliaj ka pasur dje me disa prej anëtarëve të shoqatës Tirana, kryebashkiaku ka përdorur një fjalor qe i ngjan atij të një rrugaçi, teksa duke bërë rolin e të fortit ka treguar se çfarë njeriu është në të vërtetë.
Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani:
Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shurrën. Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është I vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll.
Në audiopërgjim, Veliaj i drejtohet Sulejman Memës kryetarit të Shoqatës së Tiranës, ndërsa nuk ka kursyer fjalorin banal, teksa kërkon që të mbështetet kandidatura e Eduard Prodanit.
Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k… e të sillet si rrotë k… ndërkohë që është njeri i futbollit ka luajtur gjithë jetën futboll. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra. E 40 burra do shkojmë aty për ti bërë shurrën.Jam kryetar bashkie dua ta kontrolloj unë futbollin. Shtëpinë time. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Ju do të, mbëshgtesin në bllok Eduard Prodanin.
https://youtu.be/emUUCQVgh2Q