Studimet e fundit tregojnë se “Omicron” edhe pse fillimisht bëri që bota të ishte në panic, mesa duket e ka lehtësuar situatën e Covid-19.
Një lajm i mirë vjen nga Irlanda, e cila duket se i është rikthyer normalitetit pasi ka hequr shumicën e kufizimeve anti-covid. Qeveria ka hequr orën policore, si edhe lejen shëndetësore për të hyrë në bare, restarante apo edhe vendet e argëtimit.
Theksojmë se ngjarjet sportive do të mund të zhvillohen me tifozë por duke respektuar të gjitha masat, ndërkohë kufizimet për vizitat në familje janë hequr plotësisht. Vetëm një numër i vogël masash kanë mbetur në fuqi, të tilla si mbajtja e maskave në vende publike si dyqane, shkolla dhe transport publik, dhe rregullat e vetëizolimit si edhe përdorimi i lejeve të Covid për udhëtime ndërkombëtare.
Masat mbrojtëse do të mbeten në fuqi në shkolla të paktën deri në fund të shkurtit. Shefi i urgjencave, Micheal Martin, theksoi se pandemia nuk kishte mbaruar, por se faza e “urgjencës” kishte përfunduar.
Irlanda ka regjistruar 1,134,548 raste dhe 6,087 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Kujtojmë se edhe shteti i Anglisë ka vendosur të heqë kufizimet, ku njerëzit nuk do të këshillohen më të punojnë nga shtëpia, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme dhe organizatat do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse do të kërkojnë certifikatë vaksinimi