Kanë kaluar plot 11 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri Edi Rama po kryen homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kujtim të 4 viktimave të tragjedisë së “21 Janarit” 2011.
I shoqëruar nga familjarët e viktimave, por edhe ministra e deputetë socialistë, Rama i është drejtuar vendit ku u vranë protestuesit, ku ka vendosur karafila të kuq.
Siç shihet dhe nga pamjet, Rama mban në dorë një karafil të kuq dhe një çadër, ndërsa në krah ka një të moshuar, që është familjar i një prej viktimave të tragjedisë.
Ndërkohë pas vendosjes së karafilave, Rama, së bashku me familjarët e viktimave, ka ecur në këmbë deri në Kryeministri, ku kanë hyrë brenda për të zhvilluar një takim miqësor.
Kujtojmë që pas më shumë se një dekade nga ngjarja, prokuroria e Tiranës rinisi në maj të 2021, hetimet për 4 viktimat Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj dhe plagosjen e 6 të tjerëve.
Ndërkohë më herët ditën e sotme kryeministri Rama ka publikuar foton e një trëndafili të kuq, të cilën e ka shoqëruar edhe me një shkrim të shkurtër, ku ka shprehur bindjen se drejtësia vonon por nuk harron, ndërsa ka nderuar protestuesit e vrarë,