Skip to content
Të Gjitha

Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari përdhunon minorenen me aftësi të kufizuara

· 1 min lexim

Policia italiane ka vendosur në pranga një shqiptar, i cili akuzohet për përdhunim.

Mësohet se një 22-vjeçar ka përdhunuar një vajzë minorene me aftësi të kufizuara për të cilin, Gjykata e Paolës është duke shqyrtuar dosjen.

Nga çfarë bëhet e ditur sipas një mediave italiane, “Gazzetta Del Sud”, ka lajmëruar se sulmi ka ndodhur në Cozenza të Kalabrisë.

Deri më tani shqiptari akuzohet se e ka detyruar minorenen për të kryer marrëdhënie, pa dëshirën e saj dhe situata rëndohet më shumë për shkak të faktit se e mitura është me aftësi të kufizuara.

Vajza është vetëm 15-vjeçe dhe gjyqi është vendosur për në datë 22 maj dhe dënimi mendohet të jetë shembullor.