Gjatë ditës së sotme, Taulant Balla ka shkuar në godinën e Presidencës, teksa ka takuar Ilir Metën. Të dy figurat politike kanë folur për zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërkohë pas takimit të Metës me Ballën, ka ardhur takimi i Celibashit me presidentin. Sipas Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ-së takimi me Metën ka pasur në fokus datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Në takim është vendosur që zgjedhjet të mbahen në datën 6 mars 2022.
Celibashi:
Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.
Nërkohë Taulant Balla, në një deklaratë për mediat fill pas takimit në presidencë tha se Meta ka propozuar që data e zgjedhjeve të jetë 6 marsi.
Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor. Për ne nuk ka asnjë datë, data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Nga ana e Presidentit të Republikës jemi informuar me institucionet për zgjedhjet e pjesshme më 6 mars, duke marrë në konsideratë këto afate. Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën.
Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale për gjashtë Bashkitë e mbetura në pritje, Presidenti Meta i ka bërë thirrje këtë të mërkurë partive politike që të marrin pjesë në një konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve.