Nga shkodra ku zhvilloi takimin me demokratët e qytetit ashtu siç e njoftoi ditën e enjte pasi doli nga prokuroria ku dëshmoi në lidhje me protestën e 8 janarit, Sali Berisha nuk la pa përmendur lëvizjen e ndërmarrë të cilën e cilësoi si historike dhe më tej bëri thirrje ndaj aktorëve ndërkombëtarë, duke u bërë me dije se tashmë kishte nisur një revolucion i pandalshëm por paqësor.
Sali Berisha
Në datë 18 dhjetor votimi më i turpshëm në histori. Historia do e regjistrojë si aktin më të turpshëm ku vota e 1800 personave shpallet para shqiptarëve e shumëzuar me tre apo katërfishin e 5 mijë delegatëve Të paktën ai tjetri e deklaron haptas se nuk ka lidhje me votën kurse ky tjetri në mënyrën më të shëmtuar kërkon të mashtrojë në këtë mënyrë. Ja pra përse është beteja jonë. Është për votën e lirë. Ju ftoj të ndihemi me pasionin tonë për liri në këtë revolcuion për të përmbushur narko-shtetin. Thirrja ime për partnerët ndërkombëtarë: Ky është një revolcion paqësor por i pandalshëm. Në datën 8 janar demokratët donin vetëm të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët të cilët e kishin pushtuar. Por 8 janari është vetëm fillimi.
Ndërkohë i pyetur se a kishte një plan për ekzekutimin e Lulzim Bashës, Berisha u përgjigj se ai do ta nxirrte butësisht kryedemokratin Basha nga zyra e tij, pa i prekur një fije floku, siç tha Berisha. Megjithatë, Berisha vuri në dukje se ai kishte deklaruar edhe para protestës së 8 janarit se dyert e Partisë Demokratike do të hapeshin dhe dyert sipas tij, nuk hapen me duar por me mjetet që u përdorën.