Skip to content
Kronikë

Misteri i vdekjes së shqiptarit në burgun francez, ja çfarë kërkon familja

· 2 min lexim

Refik Mata, 29-vjeçar, ka humbur jetën në mujin dhjetor në një burg të Francës. Ai është gjetur i vdekur në qelinë e e tij më 17 dhjetor në burgun e Nices.

Akoma ka mbetur mister vdekja e tij, ndërkohë që sipas autoriteteve të burgut, Mata ka kryer vetëvrasje. Por familja, banuese në Imperia, Itali, nuk e pranon këtë version dhe kërkon të hidhet dritë mbi vdekjen e papritur të njeriut të tyre.

Në Francë, çështja i është besuar avokates Julie Boano, e cila, pak ditë pas vdekjes së Matës, u takua me familjarët e tij brenda burgut për dorëzimin e sendeve personale.

Familja është e shqetësuar në veçanti nga një episod i ndodhur më 7 tetor, kur Refik Mata u paraqit në seancën për dëbimin nga Franca si alternativë ndaj burgimit, me dërgim në Shqipëri dhe ndalim rikthimi në Francë.

Atë ditë ai kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë e trup, por kur u pyet nga gjyqtari se pse i kishte ato shenja në trup, nuk dha asnjë përgjigje.

“Atë ditë i kërkova burgut një hetim të brendshëm, por nuk mora vesh se çfarë u bë’, thotë për Imperia Post avokatja Julie Boano. ‘Refiku kishte nisur të punonte në burg dhe pas dy ditësh kishte të programuar vizitën e vëllait.

Me pak fjalë, ishte mirë. Ka pasur disa raporte nga drejtoria e burgut që i atribuonin Refikut përgjegjësinë për disa episode brenda burgut. Këto raporte sollën më pas refuzimin nga gjyqtari për pranimin e kërkesës sonë për dëbim.

Raporte që na shkaktuan habi, pasi Refiku, para se të transferohej në Tarasko.