Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet një tjetër mbështetës i Berishës, 54-vjeçari akuzohet për 5 vepra penale (Emri)

· 2 min lexim

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha, që u zhvillua ditën e shtunë, më datë 8 janar 2022, mori përmsa të dhunshme.

Shumë prej mbështetësve të Berishës u arrestuan pas akteve të dhunshme.

Ndërkohë që ditën e sotme  është  identifikuar dhe ndaluar një 54-vjeçar, i cili është përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.

Policia e Tiranës vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone gjatë protestës së datës 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, bënë ndalimin e shtetasit Lefter Seleni, 54 vjeç.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.