Mbrëmjen e sotme janë siguruar pamje nga vendi ku iu bë atentat Gentian Bejtjes dhe mikut të tij, Klodian Stafukës.
Atentati është shënuar në afërsi të një karburanti. Burime për Balkanweb raportpjnë se se makina me të cilën po udhëtonte Bejtja, është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Në vendngjarje janë gjetur rreth 10 plumba. Si pasojë e plumbave të marrë, Bejtja ka mbetur i lënduar në njërën dorë, ndërsa miku i tij, Klodian Stafuka nuk ka marrë asnjë plumb, por është lënduar si pasojë e përplasjes që ka ndodhur më pas, sepse Betja ka humbur kontrollin e mjetit. Autorët, pas krimit janë larguar në drejtim të paditur.
Nga kontrolli që është ushtruar në makinën e Bejtjes, nuk janë gjetur armë. Policia ndërkohë është duke marrë në pyetje të lënduarit, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak, ndërkohë deri më tani, nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Sakaq, vlen të përmendet se Bejtja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai njihej si mik i afërt me Enver Stafukën, personin i cili prej vitit 2016 rezulton ende i zhdukur. Ishte pikërisht Bejtja ai që është takuar për herë të fundit me Stafukën. Ndërkohë, “presë” së atentatit të sotëm, i është bërë sërish atentat, por asokohe me minë të vendosur në makinë. Mjeti shpërtheu sapo Bejtja doli nga banesa e tij.