Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta e dhunshme, Avokati i Popullit: 59 persona në polici, 8 të mitur

23:26 08/01/2022
Reading Time: 6 min lexim

Ditën e sotme avokati i Popullit paraqiti online raportin për protestën e sotme të organizuar në Partinë Demokratike. Në Facebook, zyra e Avokatit të Popullit saktësoi se 59 persona janë shoqëruar në komisariatet e ndryshme të Tiranës, ku 8 prej tyre janë të mitur. Në lidhje me personat e lënduar, raportohet se dy persona janë lënduar në kokë Alban Hoxha dhe N.A., të cilët janë larguar nga Spitali i Traumës pasi janë mjekur.

Gjithashtu në Spitalin Ushtarak dhe Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës kanë marrë trajtim mjekësor 7 persona, kurse 5 të tjerë janë trajtuar për intoksikim nga gazi lotsjellës në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”.

Për sa i përket forcave të rendit, Avokati i Popullit bën me dije se një pjesë e punonjësve të policisë nuk kanë patur të dukshëm numrin e tyre të identifikimit. Përdorimi i gazit lotsjellës vërehet se është përdorur në masë të madhe.

RAPORT PARAPRAK I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET GJATË DHE PAS PROTESTËS SË DITËS SË SOTME
Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur sot me vëmendje dhe shqetësim protestën e zhvilluar në kryeqytet duke angazhuar në terren me disa masa e më pas në Komisariate e qendra spitalore, disa grupe monitorimi. Ndërsa e drejta e protestës është një e drejtë e garantuar, është shumë e rëndësishme që ajo të ushtrohet në mënyre paqësore e të shmangen veprime të dhunshme.
Grupi i monitorimit të Avokatit të Popullit ka qenë që prej orës 11.30, përreth zonës me qëllim verifikimin e problematikave që mund të lindnin apo shfaqeshin gjatë mbajtjes së kësaj proteste.
Përgjatë orës së parë të zhvillimit të protestës, në ambjentet përreth selisë së PD-së, situata ishte jo-problematike dhe karakterizohej nga lëvizje dhe përpjekje të
vazhdueshme të protestuesve për të hyrë në mjediset e brendshme të selisë por forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë kryer veprime operative ndaj protestuesve.
Rreth orës 13.00 situata brenda perimetrit të selisë përshkallëzoi ndjeshëm dhe u konstatua një ndërhyrje e menjëhershme të forcave të Policisë së Shtetit për largimin e protestuesve si nga oborri i selisë ashtu edhe nga segmenti i unazës. Kjo ndërhyrje karakterizohej kryesisht nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit (i cili përbëhej nga një solucion me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë dhe me shkumë). Eshtë evidentuar një përdorim i lartë i gazit lotsjellës teksa Policia bllokoi perimetrin nga xhamia tek hotel “Dajti” si dhe urat lidhëse me pjesën tjetër të segmentit të unazës.
Gazi është përdorur në afërsi edhe të protestuesve të cilët nuk po ndërmerrnin veprime aktive ndaj forcave të Policise apo selisë së PD-së, nuk po tentonin të hynin me forcë në oborrin e brendshëm dhe nuk përbënin rrezik apo kërcënim për situatën. Përdorimi i gazit lotsjellës i gjeti protestuesit të papërgatitur dhe shumë prej tyre, të traumatizuar, kanë pasur të nevojshme marrjen e ndihmës mjekësore e cila u mundësua pas njoftimeve të qytetarëve. Një pjesë e punonjësve të Policisë nuk kanë pasur të dukshëm numrin e tyre të identifikimit.
Pas shpërndarjes së protestueseve, segmenti i Unazës ka vijuar të jetë i bllokuar,
pasi përbënte skenë krimi dhe nga ana e forcave të Policisë është ndaluar hyrja e
lirë e çdo individi qofshin këta dhe punonjës të medias.
Për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe raportimit të rasteve të dhunës, përfaqësues të Avokatit të Popullit inspektuan gjendjen në spitalet e kryeqytetit për të verifikuar praninë e qytetarëve të lënduar atje si dhe nëse atyre u ishte ofruar ndihma e duhur mjekësore.
Në Spitalin e Traumës po merrte mjekim shtetasi me inicialet A.H i cili ishte i plagosur në pjesën frontale. Pas kontaktit me këtë shtetas, ai pretendoi se ishte qëlluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në protestën e sotme. Për sa i përket mjetit zotëria iu referua si armë e cila qëllonte predhat e gazit lotsjellës.
Sipas informacionit zyrtar të marrë në këtë spital, kishte marrë mjekim edhe një shtetas tjetër me inicialet N.A, i cili ishte lënduar po në kokë dhe pas marrjes së trajtimit ishte larguar.
Pas verifikimeve në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza” rezultoi se kishin marrë trajtim për intoksikim me gaz lotsjellës 5 persona, ndër të cilët 3 femra dhe një punonjës policie mashkull. Njëra nga të lënduarat ishte punonjëse e medias.
Pasi kishin marrë trajtimin shëndetësor, gjendja e tyre ishte e mirë dhe ishin larguar nga spitali në momentin e verifikimeve.
Si përfundim, në spitalin Ushtarak dhe në QSUT kishin marrë shërbim në total 7 persona.
Ndërkohë pas konstatimit të një numri shoqërimesh të kryera nga Policia e Shtetit, institucioni i Avokatit të Popullit kreu verifikime të menjëhershme në të gjitha komisariatet e Policisë së Tiranës si dhe në Drejtorinë e Policisë.
Sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit ishin shoqëruar në total një numër prej 59 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 14 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë.
Ndërkohë sipas verifikimeve, 8 ndër të shoqëruarit ishin të mitur. Për të miturit veprimet kryheshin me përparësi dhe ishin njoftuar familjarët për të qenë të pranishëm në momentin e pyetjes së tyre.
Të gjithë të shoqëruarit u kontaktuan nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit dhe nuk rezultuan prej tyre pretendime për veprime të dhunshme të kryera gjatë shoqërimit apo kohës së mbajtur në komisariate, por ata kishin pretendime se nuk kishin kryer veprime të dhunshme, por ishin shoqëruar vetëm për pjesëmarrje në protestë.
Grupet e monitorimit konstatuan disa parregullsi në mënyrën e plotësimit të regjistrave, apo në dhënien e kartës së të drejtave në momentin e shoqërimit.
Po ashtu u vërejt se numri i pergjithshem i të shoqëruarve ishte më i lartë se kapacitetet akomoduese të dhomave të shoqërimit në disa Komisarite (Nr. 1 dhe nr. 3). Masat anti-covid nuk respektoheshin.
Avokati I Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Ai është nxitës i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.

Avokati i Popullit në përputhje me mandatin e tij kushtetues si mbrojtës i të drejtave dhe lirive themelore të individëve nga veprimet e administratës shtetërore, do të vijojë të monitorojë situatën në vijimësi./dosja.al

Të lidhura

Gjykata e Strasburgut pranon padinë e kryetarit të PD
Kryesore

Kërkon revokim të masës së sigurisë, GJKKO shtyn shqyrtimin e kërkesës së Malltezit

Seanca e parashikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku do të shqyrtohej kërkesa e Jamarbër Malltezit për...

12:23 19/06/2025
‘Plumbi i artë’/ SPAK çon për gjykim edhe fraksionin me 11 të pandehur
Aktualitet

‘Plumbi i artë’/ SPAK çon për gjykim edhe fraksionin me 11 të pandehur

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO një pjesë të dosjes voluminoze të njohur...

12:05 19/06/2025
Para
Horoskopi sot, 9 janar 2022

Horoskopi sot, 9 janar 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjykata e Strasburgut pranon padinë e kryetarit të PD

Kërkon revokim të masës së sigurisë, GJKKO shtyn shqyrtimin e kërkesës së Malltezit

12:23 19/06/2025
‘Plumbi i artë’/ SPAK çon për gjykim edhe fraksionin me 11 të pandehur

‘Plumbi i artë’/ SPAK çon për gjykim edhe fraksionin me 11 të pandehur

12:05 19/06/2025
Maturantët protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit: Kërkojnë transparencë dhe drejtësi në vlerësimin e provimeve

Maturantët protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit: Kërkojnë transparencë dhe drejtësi në vlerësimin e provimeve

11:45 19/06/2025
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori

11:24 19/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.