Skip to content
Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, zbulohet shkaku i tragjedisë

· 2 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier ku një fëmijë 3 vjeç ndërroi jetë në kopshtin privat ku shkonte çdo ditë për të mësuar.

Mësohet se shkak për këtë tragjedi është bërë xhupi i fëmijës. Konkretisht dyshohet se, 3 vjeçari i ndjerë ka qenë veshur me xhup, te varësja e rrobave kur ka dashur të marri çantën, ka ngecur kapuçi i xhupit dhe si pasojë është mbytur.

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

Lidhur me këtë ngjarje tronditëse, është shprehur dhe daja i vogëlushit i cili rrëfen sesi ishte gjendja e 3 vjeçarit kur kishte shkuar në spital. Ndër të tjera ai zbulon gjithashtu se mjeku i kishte thënë se i mituri kishte një shenjë në grykë.

Daja i fëmijës

Unë jam daja i fëmijës. Ne e kemi çuar djalin në mëngjes në kopësht, vetëm kur na vjen lajmi që hajdeni se djalin e keni keq. Më marrin në telefon, më njoftojnë dhe vij me vrap e dërgojmë në urgjencë. Aty takohem me doktorin e pyes për situatën, dhe më tha se djali na ka ardhur këtu i pajetë. Më tha që kishte një shenjë këtu në grykë. Për këtë duam drejtësi.