Skip to content
Të Gjitha

Reshat Arbana del nga spitali: Ja gjendja shëndetësore e aktorit

· 1 min lexim

Një lajm i mirë për të gjithë dashamirësit e artit shqiptar dhe aktorit Reshat Arbana.

“Newsbomb”raportoi sot se aktori u shtrua me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në QSUT, për shkak të një sëmundje ishemike të zemrës e quajtur Angina Pectoris.

Fatmirësisht mësohet se aktori ka dalë nga spitali dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e bën të ditur miku i tij Arben Gjeka, i cili i ka bërë një vizitë në shtëpi Arbanës.

“Sot Baca është pranë familjes në shtëpinë e tij”, shkruan Gjeka.

Burimi: Iconstyle.al