Lajmi i ambasadës së SHBA-ve, lidhur me instalimin e trupave speciale operacionale në Shqipëri, ka sjellë reagimin e Edi Ramës. Këtë ngjarje, Rama e quajti superlajm, duke shtuar se Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO dhe i SHBA-ve. Më tej Edi Rama falënderoi edhe Yuri Kim.
Edi Rama:
Doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë. Qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO i SHBA dhe ato gëzojnë një marrëdhënie të fortë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe qeverinë e Shqipërisë që e bën vendosjen e një shtabi një vendim të natyrshëm. Pjesa më e rëndësishme është që sot kemi marrë një lajm fantastik që kemi disa kohë që punojmë, është shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe bashkëpunimi shumë të afërt. Falënderoj publikisht që se kam me fort qejf por duhet bërë. Realisht ambasadorja Yuri Kim duhet falënderuar për lehtësimin që i ka bërë këtij ndërveprimi duke na mundësuar që të jemi në një komunikim më të lartë prej një kohe të qëndrueshme dhe pse jo të gjatë.