Skip to content
Kronikë

Makina shtyp nxënësin në Berat dhe largohet, 15-vjeçari në gjendje të rëndë (Video)

· 2 min lexim

Mesditën e sotme në aksident i rëndë ka ndodhur në  fshatin Mbreshtan të Beratit.

Një makinë ka shtypur një nxënës të vitit të parë në Shkollën “Kristaq Capo” dhe është larguar nga vendngjarja.

Mjeti i ka qenë i tipit “ BMË”  dhe ka goditur këmbësorin në aksin rrugor , Ura e Goricës-Kombinat.

Perosni që po drejtonte automjetin dhe aksidentoi 16-vjeçarin ka inicialet B.Q.

Bëhet me dije se nxënësi është i moshës 16-vjeç.  16-vjeçari i aksidentuar është trasportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Balkan Web publikon videon ku duket situata në vendngjarje pas ndodhisë së aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMË”, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.  Shërbimet e policisë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.