Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve ku ka folur për disa çështje. Lidhur me sistemin e drejtësisë ai shpreson se do të ketë më shumë shenja pozitive dhe rezultat as majtas dhe as djathtas por drejt.
Më tej ai ka folur edhe për skandalin e pagave duke thënë se ishte diçka e shëmtuar pasi kishte shumë diferenca në paga. Sipas tij kjo pati edhe diçka të mirë pasi pamë se ku ishim.
Pagat minimale
Ne do të bëjmë një punë shumë të detajuar për të garantuar që të mos i haet haku asnjë punonjësi që do të duhet ta marrë pagën të plotë. Duam të dimë nëse kemi mbështetjen e një shumice përtej kartonit politik për forcimin e marrëdhënieve me këto njerëz. Ai që denoncon të marrë edhe një dëmshpërblim financiar pasi mund të rrezikojë humbjen e punës.
Rezultate nga sistemi i drejtësisë
Uroj që të kemi më shumë shenja nga sistemi i drejtësisë jo majtas e djathas por vetëm drejt. Të ndahet shapi nga sheqeri.
Pse nuk ka pajisje shtëpia e atyre që përfituan nga rindërtimi?
Deri këtu ka qenë detyrimi. Me taksat e shqiptarëve është bërë më shumë se sa normalisht sepse janë ndërtuar mijëra shtëpi me buxhetin e shtetit dhe po jepen falas. Nuk ka programe rindërtimi falas dhe është e tepër të kërkohen pajisje.
Diferenca në paga
Janë disa diferenca të mëdha të pagave sidomos personazheve mediatikë. Janë paga të deklaruara dhe paguhet një taksë. Është rasti i pagave të gazetarëve të terrenit që marrin më shumë dhe kanë të deklaruar një shumë të vogël duke iu cënuar pensioni. Të gjitha këto do të shihen. Kjo që ndodhi është e shëmtuar dhe kriminale. Por kishte edhe një aspekt tjetër pasi pamë se ku jemi.