Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19, Macron me “dorë të hekurt” për të pavaksinuarit në Francë

15:15 05/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Bota po përjeton një valë të tretë të përhapjes së koronavirusit, ndërsa varianti “Omicron” po alarmon shumë shtete.

Në Francën jugore u zbulua gjithashtu një variant i ri i Covid-19, me 46 mutacione.

I gjenduar para kësaj situate, presidenti francez  Emmanuel Macron ka paralajmëruar se do të vështirësojë jetën për 5 milionë njerëzit e pavaksinuar kundër Covid-19, në Francë.

“Të pavaksinuarit, dua shumë t’i mërzis. Dhe kështu do të vazhdojmë ta bëjmë deri në fund. Kjo është strategjia”, tha kreu i shtetit francez.

Në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien, ai tha se nuk do t’i vaksinonte me forcë, por do t’i inkurajonte ata, duke kufizuar sa më shumë që të ishte e mundur qasjen e tyre në aktivitetet në jetën shoqërore.

“Unë nuk do të dërgoj njerëz të pavaksinuar në burg. Kështu që ne duhet t’u themi atyre, nga 15 janari, nuk do të mund të shkoni më në restorant. Nuk do të mund të shkoni më për një kafe, nuk do të mund të shkoni më në teatër. Nuk mund të shkoni më në kinema”.

Komentet e tij erdhën pasi një projektligj për pasaportat e Covid u vonua nga deputetët e opozitës që u bashkuan kundër qeverisë.

Legjislacioni pritej të miratohej në një votim këtë javë, por ai ka zemëruar kundërshtarët e vaksinës dhe disa deputetë francezë kanë thënë se kanë marrë kërcënime me vdekje për këtë çështje.

Komentet e presidentit francez për gazetën erdhën në ditën kur Franca raportoi një tjetër rekord ditor me më shumë se 271 000 infeksione COVID-19, pasi varianti Omicron vazhdon të drejtojë një valë të pestë të virusit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Politikani dhe biznesmeni shqiptar në skandalin e “Pandora Papers”, SPAK nis hetimet

Politikani dhe biznesmeni shqiptar në skandalin e "Pandora Papers", SPAK nis hetimet

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English