Pajisjet Smartphone tashmë janë një pjesë e pandashme e shumicës prej nesh. Ndër vite Shqipëria njohët për të dhëna parodasale në lidhje më ata që zotërojnë markat e fundit të Smartphonave, ku ka nëj kontrast të dukshëm midis nivelit ekonomik të personit dhe shumës së majmë më të cilën është blerë pajisja e Smartphone.
Në të dhënar zyrtare qarku i Lezhës u rendit me papunësinë më të lartë në vend më 2020, por në të njëjtin vit Lezha kishte përqindjen më të lartë të familjeve që zotëronin pajisje shumëfunksionale përfshirë edhe numrin e iPad dhe telefonave të zgjuar (smartphone).
Sipas INSTAT, më shumë se 80% e familjeve në Lezhë zotëronin pajisje shumëfunksionale (tablet, telefona të zgjuar dhe iPad) më 2020 në një nivel 20% më të lartë se mesatarja kombëtare.
Pandemia Covid-19 nxiti shitje jo të zakonta shumëfunksionale. Izolimi në shtëpi dhe kufizimet në lëvizje rritën interesin për komunikim në distancë nëpërmjet tablateve dhe pajisjeve smart.
Më shumë se 60% e familjeve shqiptare zotërojnë pajisje me shumë funksione komunikimi, tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 2,9 pikë përqindje në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Rritja më e lartë e përqindjes së zotërimit të pajisjeve me shumë funksione, është regjistruar në Qarkun Kukës, me 20,8 pikë përqindje, shkruan Monitor.
Durrësi ishte qarku i dytë në vend për blerjen e pajisjeve inteligjente, me një rritje 17% të familjeve më 2020.
Theksojmë se Lezha, Durrësi dhe Kukësi janë tre qarqet e para me numrin më të lartë të familjeve që zotërojnë pajisje IPAD dhe telefona të zgjuar. Ndërkohë, Berati dhe Elbasani kanë numrin më të ulët të familjeve që zotërojë pajisje inteligjente me 39.9 dhe 53.4% secila.
Gjatë vitit pandemik, tre qarqe, Tirana, Vlora dhe Korça shënuan rënie të familjeve që zotëronin pajisje inteligjente. P.sh. në Korçë gjatë vitit 2020 mbi 53% e familjeve zotëronin pajisje smart, ndërsa në vitin 2019 ishin 61.4 për qind e familjeve që i zotëronin ato.
Vlora shënoi rënien më të madhe të familjeve që zotëronin IPAD dhe telefona të zgjuar. Gjatë vitit pandemik 67.3% e familjeve në Vlorë zotëronin pajisje kundrejt 74.9 % në vitin 2019.
Pajisjet kompjuterike dhe telefonat smart pësuan rritje jo të zakontë të shitjeve gjatë pandemisë. Mësimi në distancë nxiti blerjen e këtyre pajisjeve sidomos nga stafet shkollore dhe nxënësit. Tabletat dhe IPAD u blenë si mjete kryesore të punës dhe mësimit gjatë pandemisë Covid-19.