Ai është shfaqur shpesh në tubimet e opozitës dhe kongresin e PS me versionin e tij të shprehjes së revoltës ndaj politikës, dhe kjo e bën Dilaver Nelën në protestuesin më “IN” të momentit.
Ai protestoi më 16 mars 2019, kundër 3 partive kryesore me parullën: “Shoqëria Civile: PS, PD, LSI s’ka Shqipëri, por ka tre tepsi”.
Përveç asaj që shkruhej në pankartë, mbi kokë 54-vjeçari mbante 3 tepsi.
Ndërsa sot, Dilaver Nela, i pranishëm në protestën e opozitës, ka dalë në shesh me 5 tepsi të lidhura në formë harku, ku në krye qëndron ajo me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.
“Harku i Triumfit të Turpit”, shkruan këtë herë 54-vjeçari në pankartën e tij.