Një ngjarje tejet tragjike është regjistruar në qytetin e Sarandës. Më konkretisht, pas një sherri për motive të dobëta, një 38 vjeçar ka plagosur me mjet prerës një shtetas të mitur.
Pas ngjarjes së rëndë që mund të përfundonte në tragjedi, policia ka arrestuar shtetasin me iniciale E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse pas një konflikti plagosi me thikë shtetasin me iniciale S.K.,17 vjeç. Autori i krimit është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Ndërkohë forcat e policisë, po hetojnë ngjarjen për të zbardhur zanafillën. Të gjitha materialet e mbledhura i kanë kaluar Prokurorisë. I mituri i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Njoftimi i Plotë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.