Në konferencën e fundit me gazetarët Rama iu përgjigj edhe pyetjes që lidhet me situatën brenda Partisë Demokratike midis Bashës dhe Berishës.
Përballë pyetjes nese do ketë foca policore që do të dërgohen në rast se Berisha dhe grupi i tij mësyjnë në zyrta e PD-së, kryeministri Rama zgjodhi që të përgjigjej me doza ironie.
Ai tha se tashmë duhet të përgatitemi për estradë dhe shtoi se këtu vlen shprehja “çfarë te kërkosh do te gjesh”.
Sipas Ramës, lideri demokrat ka qenë gjithnjë i predispozuar për të marrë kryeministrinëe tani po lufton për të marrë Partinë Demokratike.
Pyetje: A do çoni forca policie në ambientet e PD, në rast se Berisha dhe grupi i tij do të kërkojë të mësyjë në zyrat e PD?
Rama: Nuk kanë lënë datë, por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe të Halilit, jo me temën e kullës së PD se kjo u bë si legjendë kreshnikës që do përballen në filan datë dhe hajde të merremi me ta. Kjo është një marrëzi e madhe, por është edhe pak si ajo shprehja: ca të kërkosh, do gjesh. I shkoi jeta duke kërcënuar për të marrë Kryeministrinë, e tani po Lufton për të marrë Partinë Demokratike. Me një fjalë, përgatituni për estradë.