Skip to content
Politikë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i viktimave dhe rasteve

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend përgjatë 24 orëve të fundit.  Nuk ka pasur asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Që nga fillimi  i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.  Ndërkohë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 6 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 158.016 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

28 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016. Në total numri i rasteve aktive është 350. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!