Ngjarja tragjike me tre të vdekur dhe një të lënduar rëndë në Gjermani, ka tronditur publik.
Ndërkohë janë zbardhur detaje nga krimi tronditës i ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku një burrë vrau dy fëmijët e tij dhe plagosi nënën e tyre, ndërsa më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Media e njohur gjermane “Bild” shkruan se autori i krimit ishte shqiptar, me prejardhje nga Kosova, i identifikuar si Flamur R.
Ai ka vrarë djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, po ashtu ka plagosur gruan 38-vjeçare dhe në fund ka vrarë veten. Forcat e rendit gjetën armë në vendin e krimit.
Pas incidentit, autoritetet policore dhe urgjenca kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë fëmijët.
Autori 44-vjeçar kishte vdekur më vonë në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja e tij ishte dërguar me plagë të rënda në emergjencë.
Deri me tani autoritetet gjermane nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme për rastin në fjalë.
Duhet theksuar fakt që tasg=hmë raste të tilla ku babai “monstër” vret fëmijën ose bashkëshorten janë gjithnjë e më shumë pjesë e kronikave të mediave.
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, shqiptarët po tregohen barbarë duke masakruar pjestarë të familjes së tyre. Kjo dukuri duhet të studiohet në faktorët që shkaktojnë këto vrasje barbare, duke vëndosur theksin tek alkoli, droga, papunësia etj.