Një 50 vjeçar në fshatin Fushë Alie të Dibrës ka humbur kontaktet me familjen.
Nga informacionet që janë deri më tani bëhët me dije se shtetasi me inicialet T.Xh, është parë për herë të fundit duke peshkuar në lumin Drini i Zi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë nisur kërkimet, kanë ndërprerë ato për momentin për shkak të errësirës e pritet t’i rinisin.
Ndërkohë aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.
Njoftimi i policisë:
Dibër/informacion paraprak
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.
Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.