Që në momentin që talebanët kanë marrë pushtetin e Afganistanit kanë marrë disa masa të cilat shpesh janë dukur të çuditshme dhe ekstremiste.
Së fundmi talebanët i kanë ndaluar gratë të udhëtojnë në distanca më të gjata se 45 milje, përveç rasteve ku shoqërohen nga një anëtar mashkull i familjes.
Ministria për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit ka njoftuar se grave që kërkojnë të udhëtojnë diçka tjetër përveç distancave të shkurtra, nuk duhet t’u ofrohet transport nëse janë vetëm, dhe këmbënguli që transporti t’u ofrohet vetëm atyre që mbajnë hixhabe islame.
Udhëzimi, i shpërndarë në rrjetet e mediave sociale, vjen disa javë pasi ministria u kërkoi kanaleve televizive afgane të ndalonin shfaqjen e dramave dhe telenovelave me aktore gra.
Ministria u kishte bërë thirrje gjithashtu grave gazetare televizive që të mbajnë hixhabe gjatë prezantimit.
Direktiva e re e ministrisë që parandalon gratë të udhëtojnë vetëm në distanca të konsiderueshme gjithashtu tha se njerëzit duhet të ndalojnë së luajturi muzikë në automjetet e tyre.
Interpretimi i talebanëve për hixhabin – i cili mund të variojë nga mbulimi i flokëve deri te mbulesa e fytyrës apo mbulimi i gjithë trupit – është i paqartë dhe shumica e grave afgane tashmë mbajnë shami.
Që nga marrja e pushtetit në gusht, talebanët kanë vendosur kufizime të ndryshme për gratë dhe vajzat, pavarësisht se premtuan një rregull më të butë në krahasim me qëndrimin e tyre të parë në pushtet në vitet 1990.