Çështja “Babale” është kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes, mirëpo këtë herë vjen më të përfshirë të rinj dhe këta janë brenda sistemit gjyqësor.
Një dosje e dytë është hapur për këtë çështje, ku sipas Shqiptarja.com, pjesë është bërë edhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Hajdaramataj mësohet se ka takuar Albert Veliun në zyrën e tij dhe kjo e bën atë menjëherë të hapur ndaj dyshimeve të mundshme.
Mirë prokurori nuk është vetëm, pasi në përgjime është shfaqur dhe emri i ish-drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, i cili ka folur disa herë me të arrestuarin tashmë, Fredi Alizoti.
“Shqiptarja.com” mëson se kjo çështje po hetohet nga prokurori i Tiranës Kol Hysenaj, ndërkohë për llogari të këtij hetimi është marrë në pyetje dhe prokurori Besim Hajdarmataj. Prokurori është marrë në pyetje, pasi në dëshminë që “Babalja” ka dhënë ka treguar për prokurorët Përparim Kulluri dhe Gentian Osmani, se para se të shkonte tek selia blu dhe gazetari Olldashi, ai ka pasur një takim me Hajdarmatajn në zyrën e këtij të fundit.
Takimi mësohet të jetë zhvilluar në mënyrë që Albert Veliu të informonte prokurorin rreth asaj që ishte duke ndodhur me Agron Xhafën.
Mirëpo problemi në gjithë këtë situatë janë veprimet që prokurori ka ndërmarrë.
Mësohet se Hajdarmataj nuk ka bërë regjistrim të procedimit penal, në mënyrë që të hetohej për trafikun e drogës, por ia ka kaluar dëshimitarin Shërbimit Informativ të Shtetit, duke iu kërkuar pikërisht këtyre drejtuesve që të kryenin veprimet hetimore.
Pikërisht ky veprim quhet “Shpërdorim detyre”, ndaj edhe kanë nisur verifikimet për të sqaruar pozicionin penal të prokurorit Besim Hajdarmataj.