Gent Cakaj ka marrë disa vendime të cilat janë përfolur shumë, sidomos ditën e sotme.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur që të transferojë plotë 20 diplomatë shqiptarë, prej nga 2 prej tyre, të cilët i përkasin Ambasadës Shqiptare në Athinë, tashmë janë shkarkuar.
Bëhet fjalë për dy diplomatët e karrierës, Florian Nova dhe Enkelejda Riza, të cilët mesa duket janë ndëshkuar.
Sipas raportimeve nga Ambasada Shqiptare në Greqi, ambasadorja e ka marrë këtë masë për shkak të humbjes së pasaportave të ndodhur pak kohë më parë.
Mësohet se diplomatët të cilët tashmë janë shkaktuar nga detyra e tyre, janë thirrur që të paraqiten pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në mënyrë që të shërbejnë sipas nevojave të institucionit.