Numri i të huajve në Shqipëri sapo vjen edhe po shtohet. Arsyeja kryesore është punësimi.
Nga të dhënat e mundësuara nga revista ekonomike ‘Monitor’ në fund të vitit 2020, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 13.609 banorë, duke pësuar rritje me 0,8%, krahasuar me 2019. Numri i të huajve rezidentë në 2020 dominohet nga meshkujt me 64,0% kundrejt femrave me 36,0%. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2020 ishte 7.661 aplikime, duke shënuar një rënie me 7,0%, krahasuar me vitin 2019.
Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani me 2.610, Italia me 2.067 dhe Turqia me 1.597, përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2020.
Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2020 rezultojnë 7.724 banorë dhe përbëjnë 56,8 % të të huajve gjithsej kundrejt 66,4% që përbënin në 2019.
Në vitin 2020 janë evidentuar 18.835 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre prej 55,9% e zënë të huajt me origjinë nga Iraku dhe Siria.
Gjatë 2020 numri i të huajve rezident përbëhet nga 8.676 meshkuj dhe 4.933 femra. Meshkujt zënë 63,8% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.
Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2020 është 7.661 aplikime, duke shënuar një rënie me 7,0%, krahasuar me vitin 2019. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani dhe Italia përbëjnë 44,9% të aplikimeve gjithsej, në 2020.
Shon dhe Lara Curny janë një çift amerikan që prej 4 vitesh jetojnë në Elbasan.
“Prej katër vitesh jetoj në Elbasan dhe jam mësues i gjuhës angleze në një shkollë. Më pëlqen Shqipëria, madje mund të them se e dashuroj. Tani për tani nuk kemi ndërmend të lëvizim nga këtu”, tregon Shon Curny për “A2”.
“Ndryshe nga bashkëshorti im, i cili është mësues, unë aktualisht po qëndroj në shtëpi. Kemi miq shqiptarë e amerikanë dhe mund të them se na pëlqen jetesa këtu”, shprehet bashkëshortja e Shon, Lara Curny.
Ahmad Amursi është një inxhinier 40 vjeçar që prej mëse një viti ka zgjedhur të jetojë në kryeqytetin shqiptar.
“Unë me profesion jam inxhinier elektrik. Punoj në një kompani shqiptare dhe roli im është të mësoj më të rinjtë. Është një lloj shkëmbimi eksperiencash. Planifikoj të qëndroj këtu edhe për ca kohë edhe pse familja ime aktualisht gjendet në Francë”, deklaron Khalid Traibi për “A2.”
Pjesa tjetër e të huajve janë edhe për pushime.