I pranishëm në inaugurimin e shtëpive të reja në Tumanë, të rindërtuara pas tërmetit, kryeministri Rama nuk i kurseu batutat ironike nda opozitës.
Ai u shpreh se duhet të kenë kujdes me bravat, dhe iu tha banorëve që edhe pas disa vitesh kur ai të mos jetë më në pushtet, shtëpitë nuk do ua marrin.
Gjithashtu Rama u shpreh se pjesa më e madhe shtëpive janë rindërtuar nga fondi i buxhetit të shtetit dhe jo nga donacionet.
“Tani mund të duket çudi por është më pak çudi kur ne premtonim rindërtimin e plotë. Thumana është pjesë e një hapësirë ku do të shtrihet një vepër e madhe e kësaj dekade që do të fillojë së shpejti brenda këtij mandati. Shpresoj të ndodhi në nisje në 2023, që është Korridori Blu. Është një vepër e domosdoshme pasi rruga aktuale e sotmja nuk mban më. Është me të gjitha riparimet një aks që nuk e përballon më fluksin mbi të. Kjo do të jetë vepra më e madhe kombëtare e ndërtuar në Shqipëri duke prekur të gjithë vendin. Sot kemi një bilanc me rindërtimin ku qeveria shqiptare ka marrë përsipër barrën më të madhe. Pjesa më e madhe e rindërtimit është bërë nga fondet e qeverisë dhe jam shumë krenar për këtë. Shtepitë e reja nuk kanë të krahasuar me shtëpitë që kanë humbur. Krijimi i komuniteteve duke u dhënë mundësinë familjeve që jetojnë larg pa ua marrë pronën atje ku e kishin dhe e gjitha kjo pa rënduar asnjë lek mbi të gjitha familjet. Kuptohet duhet të bëni kujdes me bravat se nuk i dihet. Edhe sikur pas disa vitesh të ndryshojnë gjërat. Nuk mund t’ua marrin shtëpinë. Jeta është e gjatë unë nuk do të rroj sa shqiponja. Të gjithë atyre që thonë u vonuan, Italia është shumë afër dhe shikoni sa vite kanë atje familjet që akoma presin për shtëpi pas 10 vitesh”, u shpreh Rama.