Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që u krijuar me 11 Dhjetor nga Kuvendi i ish-kryeministrit Berisha vendosi me shumicë votë shkarkimin e këtij të fundit nga posti që mban.
Ndërkohë ditën e sotme deputeti Belind Këlliçi në një deklaratë nga selia blu, në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së i ka urdhëruar kryedemokratin Lulzim Basha që të lirojë zyrën e kryetarit të partisë deri më 5 janar.
Klliçi u shpreh gjithashtu se refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe vullnetit të 43 mijë anëtarëve që ratifikuan vendimin e shkarkimit, do detyronte anëtarësinë e PD-së të shndërrohet në pëmbaruesin politik
“Kuvendi i partisë ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra. Pavarësisht se sipas nenit 43 kjo vendimarrje mund të ishte vetëm e Kuvendit, ky i fundit në respekt të mijëra demokratve vendosi ta ratifikonte vendimarrjen përmes referendumit të mbajtur sipas parimit një anëtar një votë. Rezultati i tij përfundimtar sanksionon që 43 mijë demokratë kanë vendosur në favor të vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe shkarkimin tuaj. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD me anë të këtij komunikimi zyrtar ju fton të njiheni me vullnetin e PD dhe organeve më të larta. Kërkohet nga ana juaj që të merren të gjitha masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë deri më 5 janar 2022. Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe vullnetit të 43 mijë anëtarëve që ratifikuan vendimin e shkarkimit, do detyrojë anëtarësinë e PD të shndërrohet në pëmbaruesin politik”, u shpreh Këlliçi.