Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv ministrja e shëndetësisë Mira Rakancolli u shpreh se masat do të mbetën të pandryshuara.
Gjithashtu Rakancolli shtoi se ora policore do të vijojë të jetë 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, me përjashtim me natën e ndërrimit të viteve. Rakacolli bëri apel që qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat e vendosura.
Ajo kujtoi se vitin e kaluar pati një rritje rastesh me Covid-19 në këtë periudhë, kjo për shkak të msorespektimit të masave të vendosura.
Kështu që zv.ministrja e shëndetësisë Mira Rakancolli bëri apel që ndryshe nga vjet, të respektohen standartet e të përdoret maska.
“Niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për të përballuar situatën. Mbeten në fuqi masat që janë. Por përhapja e Omicron në botë, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të masave. Të gjithë studiuesit po bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, sepse po bëhet e qartë se infektohen më tepër të pa vaksinuarit dhe humbjet e jetës janë te të pa vaksinuarit. Sidomos kjo bëhet e ndjeshme në kushtet e pranisë së variantit Omicron. Vaksinimi s’është zgjedhje personale, por përgjegjësi kolektive. Jemi në fundvit, vjet patëm raste të rritura për shkak të mosrepspektimit të masave. Të respektohen standardet këtë vit e të përdoret maska. Ora policore vijon të mbetet e njëjtë, përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, ora policore ka të bëjë me persona që duan të kalojnë vitin e ri së bashku, jo me organizimin”, tha Rakacolli.
Kujtojmë masat kufizuese që janë në fuqi aktualisht:
-Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
-Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
-Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
-Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
-Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
-Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
-Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
-Vijon që në strukturën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu siç është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.
-Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.
-Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
-Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.