Skip to content
Kronikë

E rëndë/ Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, regjistrohet një i vdekur

· 2 min lexim

Pasditen e sotme një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugorë Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Milotit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se makina, me drejtues A. L., ka aksidentuar një biçiklist ende të pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se 105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Kjo është një shifër e rritur aksidentesh me humbje jete krahasuar me 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Qershor 2021 sipas instat numri aksidenteve është rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifat tregojë se në Qershor 2021 u shënuan 124 aksidente rrugore ndërsa në të njëjtin muaj të 2020-tës pati 115 të tilla.

Krahasimi gjashtëmujor thotë Instat, paraqitet me një rritje prej 32,9 %, ku numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.