Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA reagon për qarkullimin e të dhënave: Është në telefonat e qytetarëve

19:14 22/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri, të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit whatsapp. Prokuroria bëri të ditur se ka nisur menjëherë hetimet. Qeveria nga ana e saj tha se nuk rezulton të ketë ndodhur ndonjë eksport dixhital i bazës së të dhënave, duke folur megjithatë për një “ndërhyrje kriminale në bazën e të dhënave të pagave. Presidenti Ilir Meta e cilësoi publikimin e të dhënave një shkelje flagrante dhe një skandal të përsëritur, duke kujtuar publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve pak para zgjedhjeve. Ndërsa Partia Demokratike është e bindur se dhe të dhënat që po qarkullojnë së fundmi kanë qenë pjesë e strategjisë së qeverisë për qëllimet e saj elektorale

JuSugjerojmë
SHIFRAT- Balluku më e paguara ndër ministra, merrte më shumë se zv.kryeministri
4 milionë lekë të vjetra rrogë! Zv.ministri i Brendshëm paguhet më shumë se Rama
Materiali që po qarkullon lirisht nëpër telefonat e qytetarëve të shumtë përmban të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, e gjthashtu numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar, përfshirë dhe pozicionin e punës. Prokuroria e Tiranës, bëri të ditur se ka nisur hetimet. Në fokus janë Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve shoqërore, dy institucionet që i zotërojnë këto të dhëna.

Zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga bëri të ditur se “analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim”dhe se ky dokument rezulton të jetë “një bashkim i disa copave të ndryshme”, duke qenë se disa formulime nuk i korrespondojnë formatit zyrtar. Megjithatë në deklaratën e qeverisë flitet për “ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve” gjë për të cilën njoftohet se Ministria e Financave po përgatit denoncimin në Prokurori.

Mbi qarkullimin e këtyre të dhënave u shpreh dhe presidenti Ilir Meta. Ai foli për “shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës” e duke e cilësuar “një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve”.

Para zgjedhjeve të 25 Prillit portal Lapsi.al, zbuloi se të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve, kishin përfunduar në duart e Partisë Socialiste për qëllime elektorale. Për hetimin e nisur mbi këtë rast nuk ka ende asnjë informacion. Socialistët i dolën në mbrojtje skemës së patronazhistëve, ndërse vetë kryeministri Edi Rama, nuk e konsideroi problem publikimin e të dhënave personale. Kjo çështje ishte një nga shqetësimet e ngritura dhe në raportin e vëzhguesve ndërkombëtar për zjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike u shpreh sot e bindur se dhe kjo listë, që i përket Janarit të këtij viti, është sipas saj pjesë e strategjisë së parties në pushtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale. Nënkryetari Enkelejd Alibeaj tha se “pagat dhe të dhënat sensitive të qytetarëve janë tanime në pazar, në duart e keqbërësve” dhe se përgjegjës për atë që e cilësoi “skandal të përmasave të jashtëzakonshme” është kryeministri Rama./Voa

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
E rëndë/ Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, regjistrohet një i vdekur

E rëndë/ Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, regjistrohet një i vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

08:45 08/06/2025
13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

08:30 08/06/2025
E rëndë në Itali/ Gjenden të pajetë një grua dhe një foshnje në një park në Romë

E rëndë në Itali/ Gjenden të pajetë një grua dhe një foshnje në një park në Romë

08:20 08/06/2025
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 8 Qershor 2025

07:58 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.