Krimet ndaj mjedisit tashmë mund të denoncohen nëpërmjet një aplikacioni të ri të quajtur “Komisiarati Dixhital”.
Kryeministri i Shqipërissë Edi Rama e ka prezantuar aplikacionin më të ri, i cili është në funksion të mbrijtjes së mjedisit.
Sipas videos së publikuar nga kryeministri, nëse një qytetar konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike mund ta denoncojë problemin, në mënyrë të marrë zgjidhje sa më shpejt.
“Mirë mëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.
Kujtojmë që para disa ditësh Policia e Shtetit njoftoi se gjatë dy javëve të para të muajit dhjetor janë evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore dhe si rezultat janë arrestuar 22 shtetas, janë proceduar penalisht 32 të tjerë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 persona.
Policia vazhdon të ushtrojë kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtime pa leje, ndotje të mjedisit, gërryerje të lumenjve dhe shkatërrim të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.