I kthyer prej 20 muajsh në spital Covid, në muajin janar të vitit 2022 pritet të nisë rikonstruksioni i Spitalit Infektiv.
Ndërkohë të gjitha shërbimet dhe të sëmurët do të spostohen në spitalin Covid 3 dhe Covid 4, në autostradën Tiranë-Durrës dhe në Urgjencën Qendrore të Sëmundjeve të Brendshme.
Rikonstruksioni pritet të sjellë zhvendosje të të gjitha urgjencave kirurgjikale drejt Spitalit të Traumës, të cilat do t’i mbivendosen fluksit tejet të madh të urgjencave ditore që pret ky spital terciar.
Krahas Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme që ndërron destinacion, në shërbim të të sëmurëve me Covid do të vihet edhe Shërbimi i Imazherisë, që në këto ditë të dhjetorit po përballet me një fluks tejet të madh pune, si pasojë i agravimit të sëmundjeve të lëna pas dore, si shkak i pandemisë, si dhe nga mosfunksionimi i rezonancës manjetike në Spitalin Neurologjik.
Përveçse spitali Covid do të rikonstruksionohet, duket evidentur edhe fakti që jemi në mes të një pandemie globale dhe aktualisht spitali Infektiv përballon pjesën më të madhe të shtrimeve Covid.
Pa harruar variantin e ri të Covid*19 “Omicron” i cili përbën një rrezik potencial për Shqipërinë.
Kujtojmë që ishte kryeministri Edi Rama që u premtoi stafit të infektivit ndërtimin e një spitali të ri infektiv në themelet e spitalit të vjetër pas përmbylljes së pandemisë.