Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19.
Ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja me Covid-19 nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Gjithashtu duhet theksuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
15 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë
Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.
Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.
Në total numri i rasteve aktive është 314.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!