Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e  Covid-19 në vend.  Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë humbje jete  nga Covid-19.

Ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja me Covid-19  nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Gjithashtu duhet theksuar se  prej fillimit të  vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.  Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

15 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë

Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.

Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!