Skip to content
Rajoni

Arrestohet babai, dhunoi vajzën minorene derisa humbi ndjenjat

· 1 min lexim

Fëmijët janë kthyer në epiqendrën e vëmendjes për shkak të dhunës që është duke u ushtruar sidomos kohëve të fundit.

Mbrëmja e djeshme ka shënuar një episod të rëndë ku një baba ka dhunuar aq shumë të bijën minorene, sa kjo e fundit ka humbur ndjenjat.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur Volosot të Greqisë dhe dhunuesi ka qenë një shqiptar 48-vjeçar.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur, megjithatë mësohet se mëngjesin e sotëm policia e ka arrestuar me akuzën “dhunë në familje” dhe rrezikon disa vite burg për dhunën fizike dhe psikologjike që ka ushtruar ndaj të bijës.

Momentalisht e mitura ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime të rënda në trup.

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë për të sqaruar motivet që e kanë shtyrë babin 48-vjeçar drejt dhunimi të së bijës deri në këtë pikë.