Sot po mbahet Kuvendi i 11 Dhjetorit, i thirrur nga ish kryeministri Berisha.
Kuvendi i “11 dhjetorit” kërkoi disa ndryshime statutore për shkarkimin e Lulzim Bashës, ku pika më kryesore është ajo e krijimit të një Komisioni Tranzitor rithemelimi me 15 anëtarë dhe do të ushtrojë të gjithë kompetencat që i takojnë organeve qëndrore të Partisë Demokratike, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.
Komisioni i Organizimit te Kuvendit shkarkon nënkryetarët e PD, sekretarin e përgjithshëm, dhe kryesinë e PD-së, me arsyen se nuk janë zgjedhur sipas statutit.
Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë.
Gjatë fjalës së tij Këlliçi njoftoi se Kuvendi vendosi të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike.
Ndërkohë më 22 Mars, mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.
Ndërkohë Azem Hajdari u vlerësua kryetar nderi i PD-së.
LISTA
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Arben Ristani
Belind Këllici
Blendi Himçi
Bujar Nishani
Çlirim Gjata
Edith Harxhi
Edi Paloka
Edmond Spaho
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Flamur Noka
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Rigels Muçollari
Ivi Kaso
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Ledina Mandija
Luan Baçi
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Sali Berisha