Shqipëria është vendi me varfërinë më të madhe në rajon, ku një e treta e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë, sipas raportit të FMN-së
Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë në Shqipëri, ndërsa ajo vijon të jetë më e larta në rajon. Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon me kulmin e pandemisë së Covid-19, një e treta e popullsisë, apo 32.6%, konsiderohej e varfër, nga 31.8% vitin e mëparshëm. Në kontrast, mbrojta social për popullsinë është ndër më të ulëtat. Për vitin 2021 niveli i varfërisë pritet të ulet lehtë në 30.8%.
Arben Malaj, ish-Ministri i Financave ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me gjendjen e varfërisë në Shqipëri.
Malaj u shpreh se rritja e çmimeve ka ndikuar në rritjen e varfërisë në vend, ndërkohë që këtë përgjegjësi duhet ta ndjejë qeveria, deputetët dhe Banka e Shqipërisë. Ai shtoi gjithashtu se trend ii ekonomisë së vendit është negative dhe paratë janë në duart e oligarkëve.
Ish-ministrit të financave i duken absurde projektet mararmendëse ssi ajo e staelitëve, ndërkohë që sistemi i mbrojtjes sociale ne Shqipëri është i dobët.
“Shqipëria është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë, varfëria është shtuar në vend. Përgjegjësi duhet të ndjejë qeveria, deputetët dhe Banka e Shqipërisë. Ne akoma llogarisim minimumin jetik. Kemi vite që notojmë në ujërat e varfërisë. Rritja e varfërisë sjell edhe rënien e lindjeve. Qeveria nuk ka kredibilitet. Qeveria vetëm ka rritur varfërinë. Trendi i ekonomisë është negativ. Ka rritje për shkak se thjesht janë hedhur më shumë para në treg dhe është rritje që vjen nga borxhi. Paratë shkojnë në duart e qeveritarëve. Oligarkët janë ata që kanë marrë paratë dhe jo njerëzit. Qeveria ka dhënë zero ndihmë për të ndihmuar ekonominë. Qeveria nuk ka në fokus ndihmën e qytetarëve ekonomikisht. Sistemi i mbrojtjes sociale në Shqipëri është i dobët dhe i kam thënë qeverisë që të heqë dorë nga projekte marramendëse si do të hedhim satelitë, unë nuk e kuptoj se çfarë satelitësh, këto deklarata absurde vijnë sepse parlamenti nuk guxon t’ja kthejë fjalën kryeministrit. Ne do të bëjmë të mundur shmangien e varfërisë apo do merremi me aeroporte, me rrugë. Qeveria bën aeroporte, janë për oligarkët, sepse janë të subvencionuar nga taksat e shqiptarëve, ne nuk na duhet krenaria falso”, u shpreh Malaj