Skip to content
Sociale

Numri i lindjeve bie me 15% në Shqipëri, shkak Covid-19

· 2 min lexim

Covid-19 ka ndikuar në shumë fusha të jetës tonë dhe një ndër to është edhe tek numri i lindjeve në vendin tonë.

Numri i lindjeve gjatë periudhës së pandemisë në vendin tone ka rënë me 15%.

Mjeku obsetër gjinekolog i Maternitetit “Koço Gliozheni”, Nderim Horeshka thotë  për ABC News se, një prej shkaqeve, është aborti spontan për shkak të Covid.

Për shkak të rasteve të rënda apo dhe humbjet e jetës, mjekët apelojnë për marrjen e dozës së tretë nga gratë shtatzënë.

Nga studimet e kryere ka rezultuar bebat e lindur nga nëna të vaksinuara, kanë qenë me imunitet përsa i përket Covid.

Aktualisht janë 6 mijë e 206 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 3 mijë e 122 qytetarë. Janë kryer mbi 1.40 milionë testime totale dhe 1 mijë e 440 ditore.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 151 pacientë, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.