Skip to content
Të Gjitha

U arrestua në Tiranë, dëshmon indiani

· 1 min lexim

Indiani Hiteshkumar Patel është përballur me Gjykatën e Tiranës, pak ditë pas arrestimit.  Patel, njihet si kunati i vëllezërve Sandersara, të cilët janë të kërkuar për mashtrim.

Ai pretendon se shteti indian e përndjek për bindjet e tij politike, pasi mësohet të ketë zbuluar që është i afërm i kryetarit të opozitës indiane.

“Shteti indian me përndjek për bindjet politike. Jam i afërm i kryetarit të opozitës indiane. Ky fakt është njohur nga gjykata në Nigeri”,-mësohet të jetë shprehur ai.

Gjykata e Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg 40 ditë’.