Tre persona janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim pasi rreth 3 javë më parë u futën të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës duke ushtruar kontrolle mbi klientët.
Policia e Shtetit ka konfirmuar se menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Zejmen të Lezhës, Ramazan Raja dhe dy shokët e tij janë larguar nga Shqipëria.
Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, është një nga tre personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 13 nëntor në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës.
28-vjeçari bashkë me dy persona të tjerë tentuan të rrëmbenin një person dhe u futën në lokal me maska e të armatosur.
Ndërkohë ka ardhur reagimi i deputetit të Partisë Socialistë Rrahman Rraja për ngjarjen e zbuluar sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi i tij, Ramazan Rraja.
Në një prononcim për Faxnews, deputeti tha se kishte 3 muaj që nuk kishte folur me nipin e tij dhe se mendonte se ia ishte jashtë shtetit
“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur deputeti Rrahman Rraja.
Kujtojmë se nga provat e grumbulluara, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes: Ramaza Rraja, 28 vjeç, Alesio Dobrozi., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Roan Brahimi., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.