Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi, ku burri ka mbytur bashkëshorten.
Viktimë ka mbetur një 36-vjecare, e cila u mbyt me duar nga burri i saj 42-vjeçar. Shqiptari i cili vrau mizorisht gruan e tij deklaroi në polici se shkaku i revoltimit të tij erdhi pasi bashkëshortja i përmendi nënën dhe e shau madje. “Isha i inatosur se më ofendoi. Të më thotë mua ajo për mamanë dhe të më shajë?! E kapa nga fyti dhe e mbyta.”.
Ndërkohë 1 ditë para se te ndodhte vrasja, çifti kishte postuar foto në rrjete sociale ku dukeshin shumë të afërt.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në dhomën e çiftit, ndërsa dy fëmijët e tyre, 8 dhe 10 vjeç, flinin në një dhomë tjetër.
40-vjeçari është munduar që të largohet pas vrasjes, por siç duket është penduar dhe më pas ka marrë vetë policinë në telefon ku ka rrëfyer krimin.
Mediat greke raportojnë se ka qenë pikërisht autori që ka njoftuar në telefon policinë, duke i thënë se; “Më duket se kam vrarë gruan”. Më pas kjo e fundit ka shkuar me shpejtësi në banesën e çiftit ku ka parë pa ndjenja 36-vjeçaren, e cila rezultoi se kishte ndërruar jetën.
Ndërkaq policia po heton rreth ngjarjes.