Lindita Nikolla , kryetarja e Kuvendit, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole.
Nikolla shprehet se Bob Dole fitoi mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, ndërsa theksoi se ishte një legjislator model dhe një patriot i angazhuar.
“Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre, Shqipëria dhe Kosova humbën një njeri të madh, një mbrojtës të përkushtuar të lirisë e të paqes. Bob Dole ishte një nga njerëzit më të shquar të kohës. Hero i Luftës së Dytë Botërore, legjislator model dhe qytetar i angazhuar, patriot i madh për vendin e vet, mbrojtës i spikatur i lirisë së kombeve të tjerë, sidomos kombeve të rrezikuar, Bob Dole ishte një kontributor i jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, për të cilën ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë”, shkruan Nikolla.
Lajmi i ndarjes nga jeta të senatorit Dole konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole, ndërsa në muajin shkurt ai kishte njoftuar se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Një ish-udhëheqës i shumicës së Senatit dhe kandidati republikan për president i vitit 1996, me origjinë nga Russell, Kansas, mbrojti gjithçka, nga reformimi i programit federal të pullave ushqimore deri te ndërgjegjësimi për aftësitë e kufizuara.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për nder të tij, në Prishtinë është ngritur busti i tij.