Skip to content
Kronikë

E rëndë në Greqi, i burgosuri shqiptar vetëvaret me lidhëse këpucësh

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Grqi, ku një shqiptar i burgosur është vetëvrarë në furgonin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot. Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos.  38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”.

Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh nga dritarja, brenda kafazit teksa ishte në lëvizje, pasditen e së enjtes.

Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore. Shqiptari vuante dënim për vepra të ndryshme penale. Kane nisur hetimet në lidhje me zbardhjet e ngjarjes.

Vetëvrasja e shqiptarëve në burgjet greke është një fenomen që ka ndodhur në një frekuencë të shpeshtë dhe që lë hapësirë për t’u ngritur shumë polemika.

Burgu i Malandrinos në Greqi është bërë shpesh lajm për media në Shqipëri pasi aty vuajnë dënimin shumë shqiptarë.  Kjo nuk është hera e parë që një shqiptar vret veten në ambientet e këtij burgu. Një 49-vjeçar vari veten gjithashtu në moshën 49-vjeçare, pasi vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që në Malandrino ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë e 7 viteve më parë kur Kudret Kume, i njohur ndryshe si Ilia Kareli, vrau në burgun Malandrino me një thikë të improvizuar një gardian. Ai pak orë më pas u torturua dhe vdiq në duart e gardianëve në burgun Nigrita.