Atdheu u bë “molla e sherrit” mes dy konkurrenteve të “Big Brother VIP”, Arjola Demirit dhe Antonela Berishës.
Që kur ishte në “Për’puthen”, Antonela pranoi publikisht se mes saj dhe Atdheut kishte ndodhur një puthje, ndërsa marrëdhënia e tyre herë prishej e herë rregullohej përgjatë emisionit
Sot, gjërat mes tyre kanë marrë fund por Antonela vazhdon ta përmendë Atdheun brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Gjatë emosionit, ajo u shpreh se shkak për debatin e madh dhe marrëdhënien e tyre të tensionuar ishte një person jashtë, Atdhe Xharavina.
Ky i fundit ishte i ftuar sot në “Big Brother Fan Club”, ku ka sqaruar njëherë e mirë situatën.
Atdheu: Po të isha në Big Brother, do zihesha me Monikën. Është lojtare e mirë, më pëlqen. Mund të ketë xhelozi edhe në shoqëri. Për mua është sherr banal. Ka ndikuar edhe tek unë, tek jeta jashtë.
Aulona: Shumë gjëra do kishin ndryshuar. Kushedi sa do kisha paguar të futej aty.
Atdheu: Tani po ndryshoj mendje.
Atdheu: Kur jam futur unë në Për’puthen, Arjola ka qenë i vetmi njeri që më përkrah në Shqipëri. Kur na shihte Antonela, ka menduar se mos kemi lidhje bashkë. Nuk ka pasur dijeni se sa shoqëri kemi pasur. Edhe tek thirrja që i kam bërë, mund të ketë ndikuar. Unë e kam marrë për ta pyetur sepse thanë që Antonela ka sulmuar Arjolën dhe doja ta pyesja se çfarë ka me të.
Dojna: Çfarë do i thoje Arjolës dhe Antonelës?
Atdheu: Arjola, nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve. Grua e hekurt për mua, do e mbështes gjithë jetën. Antonelës do i thoja: Lëre Atdheun të qetë se po krijoj lidhje jashtë. Kam qenë duke folur me një vajzë dhe me këto të fundit që dolën, u shkatërruar gjithçka.