Ditën e djeshme një vajzë në e mitur 12 vjeçare në Mat ka denoncuar në Policinë e Shtetit së bashku me familjen e saj se një 47-vjeçar e ka ngacmuar seksualisht.
Sipas 12-vjeçares ngjarja ka ndodhur para dy javësh në Mat.
47-vjeçari, Urim Cenuka, banues në Mat, u arrestua nga policia, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur në Mat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.
Ngjarja ka ndodhur më datë 01. 12.2021, ndërsa bëhet me dije se 47-vjeçari e ka kanosur të miturën për të mos treguar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”, u shpreh policia.
Personi në foto është pikërisht abuzuesi nga Mati, i cili në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” shikohet të ketë mbi 800 “friends” prej të cilave shumë prej tyre duken profile vajzash me foto shumë provokuese.
Ky detaj i shtohet krijimit të profilit të një personi të shfrenuar dhe abuzues.